Shkencëtarët kanë paralajmëruar prej kohësh se rritja e temperaturave dhe ngrohja globale po ndikojnë drejtpërdrejt në cilësinë e jetës së njeriut dhe jetëgjatësinë e tij. Ndryshimet klimaterike ndikojnë në përhapjen e infeksioneve të rrezikshme dhe cilësinë e ushqimeve, por edhe me shtimin e një prej sëmundjeve më të rrezikshme që këcënojnë popullatën mbarëbotërore, diabeti i i tipit 2. Sipas një studimi të publikuar këtë të hënë në revistën ‘BMJ Open Diabetes Research & Care’, mes viteve 1996 dhe 2009 pati një rritje të ndjeshme të temperaturave në SHBA, kjo gjë u pasqyrua edhe në përhapjen e diabetit. Sipas ekspertëve, çdo gradë celsius rritje në temperaturë rezulton në 100 mijë raste të reja me diabet vetëm në SHBA. Në të gjithë botën rastet me diabet janë shtuar. Shtimi i këtyre rasteve deri tani i është atribuar rritjes së normës së obezitetit. Rreziku i diabetit të tipit 2 është më i madh kur njerëzit janë mbipeshë ose obezë. Por sipas shkencëtarëve  temperaturat e larta mund të ndikojnë në metabolizmin e glukozës, duke penguar aktivitetin e indeve dhjamore që më pas sjellin shtim në peshë dhe veprim e ndjeshmëri më të keqe të insulinës.

Living/Burimi ”Los Angeles Times”

Advertisement