Norvegjia është vendi më i lumtur në botë, sipas raportit më të fundit të një Agjencie të Kombeve të Bashkuara, duke zbritur nga maja e podiumit fqinjin e saj Danimarkën.

Raporti mbi lumturinë në botë mat përgjithësisht “mirëqenien subjektive”, apo thënë ndryshe sa të lumtur janë njerëzit dhe përse ndihen të tillë.

Advertisement[the_ad id="69159"]

Danimarka, Islanda, Zvicra dhe Finlanda janë vendet që pasojnë novergjezët, ndërkohë që vendi që duhet shmangur në këtë aspekt është Republika e Afrikës Qendrore, e fundit në listë.

Europa perëndimore dhe Amerika veriore dominojnë vendet kryesore në renditje, duke qenë se Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Britania e Madhe renditen në vendet 14 dhe 19 respektivisht.

Raporti botëror i lumturisë është publikuar pikërisht të hënën, më 20 mars, për të koinçiduar me Ditën Ndërkombëtare të Lumturisë, sipas OKB-së