KUBA – Ceremonia mortore e Fidel Castros në varrezën Santa Efigenia, ku është varrosur babai i kombit, Jose Marti.

ROMË – Më shumë se 50 milionë italianë janë thirrur të votojnë në referendumin mbi një reformë kushtetuese kërkuar nga kryeministri, Matteo Renzi, i cili rrezikon të largohet nga posti në rast dështimi. Qendrat e votimit u hapën në orën 06:00 deri në orën 22:00.

Advertisement

VJENË – Turi i dytë i zgjedhjeve presidenciale në Austri duke përballur ekologjistin, Alexander Van der Bellen me kandidatin e ekstremit të djathtë Norbert Hofer. Qendrat e votimit u hapën në orën 05:00 deri në 16:00.

TË TJERA

TASHKENT/BISHKEK – Uzbekët votojnë për zgjedhjet presidenciale, ku presidenti i përkohshëm, Chavkat Mirzioïev është favorit, tre muaj pas vdekjes së Islam Karimov, i cili dejtoi përgjatë çerek shekulli Uzbekistanin.

ALEPO (Siri)/BEJRUT – Regjimi sirian dhe aleatët u kanë marrë rebelëve më shumë se gjysmën e lagjeve në lindje të Alepos dhe vazhdojnë ofensivën për të marrë të gjithë qytetin e dytë të Sirisë.

MOSUL (Irak) – Forcat irakiane luftojnë xhihadistët e Shtetit Islamik në lindje të Mosulit.

TEHERAN – Prezantohet buxheti i ardhshëm i Shtetit (mars 2017-mars 2018) para Parlamentit nga presidenti, Hassan Rohani.

NJU JORK – Presidenti i zgjedhur, Donald Trump bën një pushim në kërkim të anëtarëve të administratët së tij.

UASHINGTON – Kryeministri izraelit, Benjamin Netanjahu dhe sekretari amerikan i Shtetit, John Kerry marrin pjesë në një forum vjetor organizuar nga qendra e reflektimit në Uashington.

UASHINGTON – Presidenti amerikan, Barack Obama merr pjesë në ceremoninë e shpërndarjes së çmimeve vjetore organizuar nga Kennedy Center.