Nga sot duhet të ndiqni këto udhëzime me PATJETËR

24 orët e fundit shifrat e të infektuarve kanë shkuar rreth 600 dhe Tirana është ajo më e prekura. Për këtë arsye janë vendosur dhe rregulla të reja që duhen ndjekur në mënyrë të menjëhershme.

Komiteti Teknik i Ekspertëve ka lajmëruar :

Advertisement

1.  Ndalohen grumbullimet me më shumë se 10 persona në vende të hapura dhe të mbyllura

2.  Ndalohen mbledhjet partiake dhe tubimet.

3.   Konferencat, ceremonitë e festave, ceremonitë martesore dhe organizimet përtej familjare të ceremonive mortore, deri në një urdhër të dytë

Ora policore në vend që u vendos përpara disa javësh është ende në fuqi. Nga ora 22:00-06:00 nuk lejohet dalja.