24 orët e fundit shifrat e të infektuarve kanë shkuar rreth 600 dhe Tirana është ajo më e prekura. Për këtë arsye janë vendosur dhe rregulla të reja që duhen ndjekur në mënyrë të menjëhershme.
Komiteti Teknik i Ekspertëve ka lajmëruar :
1. Ndalohen grumbullimet me më shumë se 10 persona në vende të hapura dhe të mbyllura
2. Ndalohen mbledhjet partiake dhe tubimet.
3. Konferencat, ceremonitë e festave, ceremonitë martesore dhe organizimet përtej familjare të ceremonive mortore, deri në një urdhër të dytë
Ora policore në vend që u vendos përpara disa javësh është ende në fuqi. Nga ora 22:00-06:00 nuk lejohet dalja.