Që nga fillimi i karrierës së tij, Noizy është përfolur gjatë për konfliket me artistë dhe personazhë të tjerë të showbizit. Ai ka zgjedhur që t’i komentojë të gjitha teksa ishte i ftuar mbrëmjen e djeshme në emisionin “NIN”.
Përsa i përket konfliktit me Babastars, Noizy është shprehur se shkaku kryesor ka qenë se mundoheshin ta pengonin të rritej duke i ndaluar koncertet apo lançimet në radio. Më pas, gjithçka degradoi në një përleshje fizike: “Të gjithë e dimë se ata i kanë bllokuar shumë artistë të rinj të ecin përpara. Për shembull, MC Kreshën. Ata mendonin ose me ta ose pa ta jo. Kështu ka qenë dhe puna ime. Ndalën radion dhe clube, mos të këndojë Noizy. E bëjnë dhe sot e kësaj dite. Ndoshta jo ata drejtpërdrejt, por menaxherët e tyre. Pastaj sherri në Prishtinë ka qenë gjëja më e turpshme që më ka ndodhur.”
Noizy ka folur gjithashtu edhe për Encën: “Enca ka qenë shumë e lodhshme pikë së pari. është shumë njeri i lodhshëm. Ka qenë kërkuese, ka pasur gjëra pozitive, por shumë e lodhshme. Pastaj lindën problemet dhe mosmirënjohjet. Del në televizion dhe thotë unë ashtu, nuk po them dil të flasësh për Noizyn që ai më ka bërë mua, por kur bëhet pyetja, përgjigju siç është për t’u përgjigjur.”
Nga ana tjetër, me Ledri Vulën dhe Dafina Zeqirin është vendosur paqe. Pas konflikteve të tyre, ata nuk ndiqen më as në Instagram, por Noizy shprehet se gjithçka është mirë.
“Raportet janë të mira me të dy. Ne artistët jemi pak si shumë të çuditshëm dhe nuk e kuptojmë dot njëri-tjetrin. Po të më pyesësh përse jam distancuar me Dafinën, nuk di të them sepse jemi pak të çuditshëm dhe faji mbetet përherë kopil. Fajin se ka asnjëri. Me Ledrin jam mirë, me Dafinën jam mirë, jemi në paqe. Nuk ndjekim njëri-tjetrin, por kur dikush të bëhet halë në sy më mirë mos ta ndjek.”
Me kaq mbyllet dhe cikli i konflikteve të reperëve shqiptarë.