Modelja e njohur dënohet me 9 muaj shërbim komunitar për…

Bar Rafaeli është dënuar me nëntë muaj shërbim komunitar nga gjykata. Arsyeja? Modelja akuzohet për evazion fiskal, e për këtë të fundit edhe e ëma e yllit izraelit do të vuajë dënimin me 16 muaj burg. Bar Rafaeli menaxhohej nga mamaja e saj, ndërsa dyshja rezultojnë se nuk kanë deklaruar një shumë të konsiderueshme parash. Nënë e bijë do të paguajnë njëkohësisht një gjobë prej 730 mijë dollarësh, për të gjithë milionat që i detyrohen shtetit. “Pas këtij gjyqi, ju garantoj se nuk do më shihni më kurrë në sallat e gjykatave. Pendohem shumë për veprimet e mia, si dhe dua të sjell në kujtesë se isha vetëm 20 vjeç kur nisi gjithçka. Tani sillem krejt ndryshe lidhur me menaxhimin e bizneseve që zotëroj”, ka deklaruar 35-vjeçarja.

Bar Rafaeli është ndër yjet më të njohur të Izraeli. Më 2009-tën, ajo u shfaq në kopertinën e “Sports Illustrated”, ndërsa viti 2019 e gjeti si bashkëprezantuese në skenë e “Eurovizion”-it. Lidhur me përballjen me drejtësinë, e ëma e modeles ka marrë përsipër akuzat mbi veten, duke i drejtuar një lutje gjykatës për konvertimin e dënimit me gjobën e majme prej 730 mijë dollarësh.

Advertisement