Sot Kosova e mbarë Shqiptarët kudo që ndodhen, festojnë një nga festat tona më të rëndësishme kombëtare. Pavarësia e Kosovës!
Kosova bën plot 10 vjet që është tashmë një shtet i pavarur, e për ta festuar së bashku edhe këtë vit, Shqiptarë nga anembanë janë nisur për në kryeqytetin Prishtinë. Evenimente të ndryshme do të ketë në të gjitha komunat, e gjithashtu një marshim i FSK do të jetë me rastin e kësaj feste të madhe.
Mbrëmja do të kurorëzohet me një koncert madhështor nga Rita Ora. Si sot 10 vjet më parë, përmes një deklarate të nënshkruar nga deputetët e Republikës, veç atyre serbë, shpallën Kosovën shtet të pavarur dhe sovran, duke u realizuar dëshira shekullore të shqiptarëve për të fituar pavarësinë