New Video: Rihanna ft. Drake | Work

Dje është publikur video e plotë e këngës më të fundit të Rihanna “Work”, pjesë e albumit “Anti” dhe një bashkëpunim me rreperin Drake.

Klipi prej 7 minuta dhe 34 sekonda, përfshin dy video të ndryshme në të.

Advertisement

Në pjesën e parë shikohet 28-vjeçarja që kërcen, në një klub nate. Përkrah saj shfaqet dhe Drake, si dhe shumë kërcimtarë të zjarrtë. Kjo video është filmuar muaj më parë në Toronto, Kanada.

Pasi mbaron kjo video, një sekuencë e dytë nis ku RiRi dhe Drake janë të vetëm në një dhomë me ngjyra rozë dhe lejla. Në pjesën e dytë të klipit, Rihanna vijon të shfaqet shumë provokues, duke mbajtur veshur një kanatiere tërësisht transparente.

Video e parë është dretuar nga regjisori Director X, që ka punuar më parë me Drake për videon “Hotline Bling” dhe me RiRi për klipin “Pon de Replay” në vitin 2005. Ndërkohë që pjesa e dytë, është drejtuar nga regjisori suedez Tim Erem, që ka punuar më parë me Tove Lo dhe Major Lazer.

Ende nuk dihet arsyeja se përse është zgjedhur që kjo këngë të vijë më dy klipe, por aq shumë sa fansat kanë pritur këtë klip të Rihannës, ndoshta kjo e fundit ka dashuri t’u japë më shumë se një klip 3 minutësh.