Dje u publikua klipi zyrtar i këngës përfaqësuese të Shqipërisë në ‘Eurosong 2019’. Kënga ‘Ktheju Tokës’ e kënduar nga Jonida Maliqi, rrëmbeu vendin e parë në ‘Festivalin e RTSH-ës’ duke u kualifikuar automatikisht për pjesmarrjen në festivalin europian. I shumëpritur nga fansat, klipi i këngës nuk zhgënjeu askënd. I realizuar në mënyrë shumë speciale dhe artistike, kjo këngë pritet të marrë shumë mbështetje edhe përtej kufijve. Në postimin e bërë në ‘Instagram’, Jonida ka shpjeguar se ky klip është vetëm një parantezë e performancës që do shfaqet në festival duke lënë të kuptohet se një suprizë akoma më e madhe po vjen.