Ledri Vula e nisi muajin shkurt me “Piano Rap” dhe po e mbyll me “Prej Inati”, të dyja projekte të veçanta siç di vetëm ai të bëjë. Ndërkohë që kënga e parë ishte një eksperiment, në regji dhe në muzikë, e fundit është si një “thirrje” për njerëzit që qëndrojnë larg njëri-tjetrit edhe kur vazhdojnë të kenë ndjenja.
Teksti ka fjalët e duhura për të bërë dhe një premtim dashurie, por edhe për të kërkuar falje pas një ndarje apo zënke. Mendojeni kështu, nëse bëhet fjalë për të folur për ndjenjat që ndoshta nuk dini si t’i shprehni, mjafton që të dërgoni këtë këngë.
Ndërkohë videoklipi, i bërë i gjithë në New York, të jep vibe-n e Ledrit të “Një gotë për ty”, megjithatë nuk është aq melankolik, me pak nuanca “vintage” dhe reperi kësaj rradhe ka dikë që e shoqëron, me të cilën ndan momentet e dashurisë dhe kujtimet që përmenden.
Nga ana tjetër, nëse kënga ndoshta ju kujton dikë që po përpiqeni ta harroni, të paktën ritmi i saj mund t’ju bëj të kërceni. Këto janë lëvizjet:
/News31.al/