“Malli” mban titullin kënga më e re e Kidës, të cilën e ka lansuar së bashku me videoklip muzikor.
Këngëtarja e paralajmëroi projektin e ri përmes imazheve të shumta në rrjetet sociale, ndërsa tashmë është publikuar para fansave të saj.
Kënga e re është realizim nga Pint, me muzikë të K-Master e Strike Beatz.
Për shkrimin e tekstit janë angazhuar Lyrical Son, Erno dhe vet Kida, ndërsa për pjesën e kitarës është kujdesur Ahmet Nazifi.
Johan Bejerholm e ka bërë miksimin dhe masterizimin, ndërsa videoklipin e ka xhiruar produksioni Sekuencë, nën drejtim të regjisorit Alban Selimaj. /Telegrafi/
/Telegrafi/