Cfarë presioni mbi Dukeshën Kate!
Ende nu ka lindur fëmija i dytë i Kate Middleton dhe Princit Willian dhe të gjithë po llogarisin se sa do të jenë fitimet që vogëlushi ose vogëlushja do ti sjellë vendit.
Sipas ekspertëve një Princeshë e vogël do të rriste ekonominë e vendit me mbi një miliardë dollarë.
Profesori Joshua Bamfield, ka sqaruar se impakti do të vinte nga industria e modës.
“Zakonisht kur bëhet fjalë për fëmijën e dytë entuziazmi nuk është i jashtëzakonshëm, por nëse do të jetë vajzë do të ndikonte në ekonomi. Njësoj si me Princin George i cili i dha një boom shitjes së rrobave për bebe. Por në rast të lindjes së një Princeshe ajo do të ishte një vendosëse e trendeve dhe ky boom do të vijonte përgjatë gjithë jetës së saj, cka do të ishte e mrekullueshme për ata që do ti dizenjojnë rrobat dhe për ata që do të mund ti kopjojnë.”
Sigurisht, tashmë që Kate është vetë një fashionista, as që imagjinohen veshjet që do të mund të kishte Princesha e vogël.
Pas lindjes së Princit George ekonomia e vendit u rrit me 369 milionë dollarë nga shitja e rrobave të bebeve.
Megjithatë në kësisoj rastesh gjithcka shpresohet është shëndeti i bebit të ardhshëm!