Fuqia e femrave sipas Variety

Në përzgjedhjen e saj për 2015-ën për Fuqinë e Femrave, revista Variety ka sjellë pesë emra të femrave të famshme që po lobojnë për cështje të rëndësishme.
Cilat janë? Kim Kardashian, Lena Dunham, Whoopi Goldberg, Rachel Weisz dhe Glenn Close.
Secila prej tyre e ka përdorur famën për të tërhequr vëmëndjen në një cështje që e kanë për zemër.
Kim Kardashian: Babai i saj, Robert Kardashian, humbi betejën e tij me kancerin në vitin 2003. Kjo e ka bërë yllin e reality show që të jetë aktiviste e Spitalit të Fëmijëve në Los Angeles. Ajo shkon shpesh për ti takuar dhe bën cdo gjë që mundet për ti dhënë sado pak dritë në jetën e tyre. Kim shpesh herë kalon kohë me ta dhe u dërgon dhurata.
Lena Dunham: Dikur ka qenë vetë viktimë e dhunës seksuale ndërsa sot ndihmon vajzat nëpërmjet organizatave jo-fitimprurëse. Ajo thotë se ka dashur të tërheqë vëmëndje ndaj të mbijetuarave të këtyre akteve, të cilat nuk arrijnë të dëgjohen nëse përdorin vetëm zërin e tyre.
Rachel Weisz: Arsimimi është cështja më e rëndësishme për të. Për të ndihmuara ata të cilët nuk mund të përballojnë tarifat e shkollimit, bukuroshja ka një partneritet me Opportunity Network. Ndihma ofrohet për fëmijët që në moshën 13 vjecare.
Whoopi Goldberg: Whoopi gjithnjë ka dashur të bëjë patinazh në akull por nuk ja ka dalë dot. Sot, aktorja është drejtuese e një organizate jo-fitimprurëse që ndihmon vajzat të mësojnë lidershipin dhe aftësi të tjera akademike nëpërmjet sporteve. Cdo vit anëtarësohen 250 vajza nga mosha 6 vjec deri në 18 vjec.
Glenn Close: Pasi u zbulua se motra dhe djali i saj vuanin nga sëmundje mendore, Glenn dëshironte të mësonte më tepër rreth tyre. Aktorja ka hapur një organizatë jo-fitimprurëse për të rritur ndërgjegjësimin ndaj këtyre sëmundjeve.

Advertisement