Nënshkruhet marrëveshja, Maqedonia do të mbajë tjetër emër nga sot e tutje

Ministrat e Jashtëm të Maqedonisë dhe Greqisë, Nikolla Dimitrov dhe Nikos Kotzias, nënshkruan marrëveshjen për emrin e Maqedonisë.

Qeveritë e Republikës së Maqedonisë dhe Republikës së Greqisë sot në anën greke të liqenit të Prespës nënshkruan marrëveshjen pas 27 vitesh negocatiash duke e njohur tashmë si Maqedonia e Veriut.

Advertisement

Në ceremoninë e nënshrkimit morën pjesë kryeministrat e Republikës së Maqedonisë dhe Republikës së Greqisë, Zoran Zaev dhe Alexis Tsipras, bashkë me delegacionet e tyre.

Emri i “Maqedonisë” për shumë kohë ka qenë një temë e nxehtë në rajon, për shkak të mosmarrëveshjeve që negociatat kanë hasur gjatë gjithë kësaj kohe.