Olsin dhe të ëmën Salkie Hoxhallarin i vranë për xhelozi, sepse dy të dashuruar që të dy të martuar nuk takoheshin dot.
Vrasësi i Olsit dhe i të ëmës Salkies, është Kasëm Pirjasi. Ai është një 26-vjeçar i martuar, baba i dy fëmijëve i cili kishte një lidhje jashtë martesore me gruan e të ndjerit , Hysnie Hoxhallarin.
Por që kur Olsi ishte kthyer nga Greqia për shkak të festave të fundvitit , ai nuk kishte me mundësi ta takonte 38-vjeçaren e cila është nga fshati Stungë i Fierit, andej nga është edhe vrasësi e po ashtu mblesi për martesën.
Bashkëpuntorë në këtë masakër është edhe bashkëshortja e Olsit, Hysnie Hoxhallari e cila dyshohet se ka fshehur armën e krimit dhe pasi banesa është djegur plotësisht ka njoftuar policinë se në shtëpinë e saj kishte rënë zjarr. por pak ditë pas krimit, Top Channel e intervistoi 38-vjeçaren e cila ishte nën survejimin e hetuesve. Ajo i bëri apel shtetit të zbardhte ngjarjen ndonëse e dinte fare mire se çfarë kishte ndodhur
Pas një hetimi intesiv policia e Vlorës vërtetoi se dy të arrestuarit kishin pasur një histori që në fshatin Stungë dhe përpara se Hysnia të martohej me të ndjerin. Për këtë martesë kishte ndërhyrë Kasëm Pirjasi, i cili është baxhanak me një nga kushërinjtë e viktimave.
I pyetur nga policia Kasëm Pirjasi ka rrëfyer se pasi Olsi ishte kthyer nga Greqia ai nuk po e takonte më dot të dashurën.
Në këto kushte ka bërë edhe planin , ndërkohë që Hysnia këmbëngul se nuk dinte asgjë për vrasjen. Gruaja ka shtuar se pasi Kasëmi i kishte vrarë të dy, edhe bashkëshortin dhe vjehrrën ,ai e kishte njoftuar për masakrën . E lava hanxharin ka rrëfyer gruaja e cila ka treguar edhe vendin ku ishte fshehur, ai i vendosi zjarrin banesës së vogël dhe kur ai iku, unë prita deri në orën katër të mëngjesit dhe pastaj njoftova policinë. /top-channel.tv/