Sërish me kancer…

Anastacia ka anulluar turneun e saj europian të planifikuar për të nisur në muajin prill, pasi është sërish me kancer. Në faqen zyrtare të Facebook, kantautorja nga Chicago ka bërë publik lajmin e trishtë dhe ka shkruar se i vinte shumë keq për zhgënjimin që i kish shkaktuar fansave me anullimin e “It’s A Man’s World Tour”. Turneu etapën e parë do t’a kishte më 6 Prill në Londër dhe do të mbështeste publikimin e albumit të fudit të artistes me titull “It’s a Man’s World”, publikuar në 2012-ën, album ky i cili përmbante disa kovera rock mashkullor.

Anastacia e ka mundur një herë kancerin e gjirit në 2003-in dhe tani është sërish gati për t’a riluftuar atë nën moton: “Mos lini që kanceri të ketë më të mirën nga ju!”. Paçka sëmundjes artistja do të vazhdojë punën për diskun e saj të ri me shpresën se do të rikthehet sa më shpejt në skenat muzikore.

Advertisement

Urojmë që Anastacia të fitojë sërish betejën me sëmundjen. Ndërkohë ju lëmë nën shoqërinë e videos së saj më të fundit, një kover i “Best Of You” e Foo Fighters, këngë e cila gjithashtu është pjesë e tracklistës së ‘It’s A Man’s World’. Enjoy!

[youtube=http://youtu.be/tQL2Vub8xc0&rel=0&showinfo=0]