Pasi dëgjuam këngën, mezi po prisnim klipin dhe sot, më në fund, mbërriti!

Lajmin e bëri të njohur Rita Ora përmes postimit të saj në Intagram. Siç e dini të gjithë, “For You” është kolona zanore e serisë së tretë të filmit “Fifity Shades Freed”, ku këngëtarja me origjinë shqiptare do të ketë dhe rolin e saj në film.

Advertisement

“For You” vjen në bashkëpunim me ish anëtarin e grupit “One Direction”, Liam Payne, i cili së fundmi pret të jetë edhe baba për herë të parë.

Shijoni klipin më poshtë, ndërkohë që filmi pritet të dalë në kinema më 9 Shkurt.