Të ftuar në studion e Rudinës, Anbeta dhe Alessandro kanë treguar fillimet e historisë së tyre të dashurisë.

Ata njihen prej 11 vitesh, nga këto prej 9 vitesh janë bashkë. Anbeta Toromani dhe Alessando Macario janë çift dhe në jetë, veçse në skenë.

Advertisement

Ndërkohë që balerina shqiptare dhe partneri i saj italian kanë ardhur në Shqipëri, për të interpretuar në operan Carmen, kanë dhënë edhe një intervistë interesante ku tregojnë më shumë rreth lidhjes së tyre.

Ata ishin takuar fillimisht në një pjesë baleti, 11 vjet më parë, por në atë kohë nuk ndodhi asgjë. “Kërcyem dhe secili shkoi në rrugën e tij”, tregon Anbeta, por dy vjet më pas u takuan sërish në një tjetër balet. Këtë herë nuk kërcyen bashkë, por bashkuan jetët.

“Në këtë pikë unë fillova të bëja italianin, ta kortexhoja, ndërsa ajo ishte shqiptarja kokëfortë”, ka treguar Alessandro në italisht, edhe pse ka nisur të mësojë shqip, një detyrë që Anbeta ia ka vënë prej kohësh.

Dhe me sa duket ia fitoi zemrën. Në një nga darkat kur djali napolitan, kishte ardhur të takonte Anbetën në Romë shkëmbyen puthjen e parë. Të dy e mbajnë mend mirë.

 

#coppelia #amedeoamodio #reggioemilia @anbeta_toromani_ufficiale

A post shared by Alessandro Macario Ufficiale (@alessandromacario) on