Si çdo rrjet social, edhe Facebook vjen me një risi për të gjithë përdoruesit e saj.
Pasi shumë kritikash se ky rrjet social po përhap shumë lajme aspak të vërteta, specialistët e Facebook shtuan opsionin “Downvote”.
Ky opsion i ri u testua si fillim në SHBA tek 5% e përdorueseve të Android, dhe deri tani rezultatet janë pozitive.
Opsioni Downvote do të vijë në ndihmë të përdoruesve ku mund të fshehin një koment apo një status të cilën e konsiderojnë jo të vërtetë, abuziv, e menjëherë pas kësaj lëvizje përdoruesit duhet t’i përgjigjen pyetjes se përse kërkon ta fshijë këtë postim, dhe pasi jep arsyetimin pjesa tjetër e veprimit do jetë e facebook-ut i cili do marrë në shqyrtim nëse postimi i bërë Downvote duhet fshirë apo jo.
Megjithatë menjëherë pas publikimit të lajmit reagimet e mediave kanë qenë të shumta. Ata e kanë konsideruar këtë risi si censurim të medias online. Por kjo teori është hedhur poshtë nga drejtues të facebook, të cilët kanë theksuar se ky buton nuk do jetë një censurë, por do të ndihmojë facebook të jetë në dijeni se ku mund të ketë abuzim dhe lajme të rremë.