Para një viti neuroshkecëtari italian Sergio Canavero tronditi botën kur deklaroi se do kryej transplantin e parë të një koke njeriu.
Ky operacion që tingëllon si ndonjë film horror pritet të realizohet në dhjetorë të këtij viti. Canavero ka njoftuar se për këtë operacion që mund të ndryshojë historinë e njerëzimit, ka dal vullnetar një 30 vjeçar rus, Valer Spiridonov.
Spiridonov vuan nga një sëmundje e rrallë neurore që i ka shkaktuar paralizë të plotë të trupit, vështirësi në frymëmarrje dhe gëlltitje. Neuroshkencëtari ka deklaruar se operacioni me 30 vjeçarin do të jetë i suksesshëm pasi ka zhvilluar disa teknika të reja për të rilidhur shpinën, enët e gjakut dhe nervat.
Mësohet se eksperimenti i pare është bërë në një majmunë dhe pas 18 orësh operacion, u mbyll me sukses.