Në 109 vjetorin e lindjes së Nënë Terezës, Veliaj zbulon surprizën në nder të saj!

Për ju që nuk e dini sot do të festonte datëlindjen Nënë Tereza dhe 109 vjetori i saj nuk mund të kalonte pa u kujtuar edhe nga figurat e njohur të politikës shqiptare.

Në një mesazh në “Facebook”, kryebashkiaku i Tiranës Erion Veliaj rendit punën e bërë në këto vite në nder të figurës së ndritur të Nënë Terezës, ndërsa zbulon edhe projektin e vitit 2020. Sipas kryebashkiakut, më 2020 do të kthehet në pedonale sheshi “Nënë Tereza”.

Advertisement

“109 vite nga lindja e Nënë Terezës, Shenjtores së madhe shqiptare!???Në 2018 – hapëm Mensën Sociale “Nënë Tereza”. Në 2019 – nisëm ndërtimin e shkollës “Nënë Tereza”. Në 2020 – kthejmë në pedonale sheshin “Nënë Tereza”. Shqipëria ka ndryshuar shumë, por misioni ka mbetur i njëjtë, gjithmonë pranë atyre që janë në nevojë”, shkruan Veliaj.

/Ballkanweb/