Donald Trump në “luftë” me modelen Chrissy Teigen, shpërthejnë ofendimet

Presidenti Donald Trump, dhe modelja Chrissy Teigen kanë shpërthyer keq në ofendime për njëri-tjetrin në Twitter, dhe ai që e nisi “luftën” ishte vetë kreu i Shtëpisë së Bardhë.

Donald Trump përshëndeti kalimin e legjislacionit të reformës në drejtësinë penale, dhe shfrytëzoi rastin për t’i dhënë një shuplakë këngëtarit John Legend dhe bashkëshortes së tij.

Advertisement

“Republikanët i kanë meritat. Por tani që ligji kaloi, njerëzit që nuk kishin aspak lidhje me të po marrin lavdërime. Djem si muzikanti i mërzitshëm @johnlegend, dhe gruaja e tij gojë pisët, po flasin tani se sa e shkëlqyeshme është ajo. Por unë nuk i pashë ata rrotull kur na duhej ndihmë për ta kaluar”, shkroi kreu i Shtëpisë së Bardhë.

Ky postim nuk i ka shpëtuar modeles Chrissy Teigen e cila gjithashtu ka shpërthyer në ofendime për Trump:

“Lol, çfarë ku*ke e vogël. Ka bërë tag të gjithë përveç meje. Çfarë nderi zoti president”.

Nuk mungoi as reagimi i këngëtarit të famshëm John Legend i cili gjithashtu iu drejtua liderit të shtetit përmes një kërkese për Melania Trump.

“Imagjino të jesh president i një vendi të tërë dhe ta kalosh mbrëmjen e së dielës duke shpresuar që dikush të të lavdërojë. Melania, të lutem lavdërojeni këtë njeri. Ai ka nevojë për ju. Vendi juaj ka nevojë për ju, Melania ”, shkruan Legend.

/Opinion.al/