Gjendja shëndetsore e Salvador Sobral, fituesit të “Eurovizion 2017” është përkeqësuar. Këngëtari është shtuar në gjendje të rëndë në spital për shkak të problemeve me zemrën.

Advertisement[the_ad id="69159"]

Siç është raportuar në revistën portugeze TV7 Dias, 27-vjeçari është shtruar urgjentisht në spital dhe është në pritje të transplanitit të zemrës. Organet e tij jetësore mbahen në funksion me anë të pajisjeve mjekësore dhe monitorohet 24 orë në 24, duke pritur një donator.

Pak ditë më parë 27-vjeçari njoftoi lajmin e keq për fanst e tij. Fituesi portugez i edicionit të fundit të Eurovision zbuloi në kanalin e tij në YouTube se do të merrte pushim në karrierën e tij muzikore për një periudhë të papërcaktuar kohore.

“Nuk është më sekret për asnjë që gjendja ime shëndetësore nuk është e mirë. Unë do të bëhem më mirë por nuk e di se kur. Do të jap një koncert të fundit dhe shpresoj që ky vendim të jetë i përkohshëm,”-tha Salvador në video.