Gjendja shëndetsore e Salvador Sobral, fituesit të “Eurovizion 2017” është përkeqësuar. Këngëtari është shtuar në gjendje të rëndë në spital për shkak të problemeve me zemrën.
Siç është raportuar në revistën portugeze TV7 Dias, 27-vjeçari është shtruar urgjentisht në spital dhe është në pritje të transplanitit të zemrës. Organet e tij jetësore mbahen në funksion me anë të pajisjeve mjekësore dhe monitorohet 24 orë në 24, duke pritur një donator.
Pak ditë më parë 27-vjeçari njoftoi lajmin e keq për fanst e tij. Fituesi portugez i edicionit të fundit të Eurovision zbuloi në kanalin e tij në YouTube se do të merrte pushim në karrierën e tij muzikore për një periudhë të papërcaktuar kohore.
“Nuk është më sekret për asnjë që gjendja ime shëndetësore nuk është e mirë. Unë do të bëhem më mirë por nuk e di se kur. Do të jap një koncert të fundit dhe shpresoj që ky vendim të jetë i përkohshëm,”-tha Salvador në video.