Nuk ndodh çdo ditë që të takosh rastësisht Zonjën e Pare.
Këngëtarit nga Kosova, Seven Saraçi, ama, i ka ndodhur diçka e tille. Për shkak të një ngatërrese e ka parë një herë Melania Trump, madje në shtëpinë e saj.
Në një intervistë për “Prive”, Seven Saraqi, ka treguar se rastësisht me miqtë e tij, kanë parë zonjën Trump. “Unë bashkë me tre miq të mi kemi shkuar të takojmë një shok në “Trump Tower”.
Ai banonte në katin e 54, por ne e ngatërruam katin duke u ngjitur në katin e 55 ku ishte shtëpia e Melania Trump. Kemi hapur derën dhe na ka dalë bashkëshortja e Trump bashkë me sigurimin të cilët shkaktuan një rrëmujë derisa u sqarua ngjarja”,- ka rrëfyer Saraqi.
Interesante!