Këngëtarja me origjinë shqiptare Dua Lipa ka publikuar një ditë më parë disa foto ku ka treguar se ka qenë në Liban si ambasadore e UNICEF, për të ndihmuar disa familje dhe fëmijët e refugjatëve.
Mirëpo duket se disa nga ndjekësit e saj në rrjete sociale nuk kanë reaguar mirë ndaj kësaj nisme të këngëtares, duke shkruar se ajo duhet të ndihmojë njerëzit e saj më parë.
“Ndihmo njerëzit e tu Dua, shumë shqiptarë në Kosovë vuajnë sepse nuk kanë shtëpi, as ushqim. Ti shkon në Lindjen e Mesme ndihmon arabët, por harron të tutë”,-ka shkruar një prej ndjekësve të saj në Twitter.
Por këngëtarja nuk i ka anashkaluar këto komente. Ajo është përgjigjur në Twitter, duke iu kujtuar fondacionin që ka hapur në vitin 2016 në Kosovë. “Unë kam krijuar një fondacion në Kosovë për të bërë pikërisht këtë gjë që në 2016. Quhet ‘Sunny Hill Foundation’. Mund të kontrollosh të gjithë punën që kemi bërë në website-in tonë”, – ka thënë Dua Lipa.
Gjatë vitit që lamë përmes këtij fondacioni Dua dhe babai i saj Dukagjin Lipa organizuan festivalin “Sunny Hill Festival” në Prishtinë, i cili solli në Kosovë disa nga emrat më të njohur të muzikës botërore.
/Opinion.al/