Ylli legjendar i popit, Madonna ka prezantuar projektin e saj më të ri, një album të titulluar Madame X. Ajo ka ndarë një video dhe një shijim të vogël të muzikës së saj, në llogarinë e saj zyrtare në Instagram.

Në video, këngëtarja shfaqet me një seri kostumesh ndërsa shpjegon se për çfarë bëhet fjalë.

“Vendosa ta quaj Madame X, – thotë ajo. Madame X është një agjente sekrete që udhëton në të gjithë botën, ndryshon identitetet. Çon dritë në vende të errëta”, shtoi ajo.

Madame X sipas Madonnës është në valltare, një mësuese, një presidente, një e burgosur, një studente, një nënë, një fëmijë. Është një spiunë në shtëpinë e dashurisë. Unë jam Madame X- thotë ajo.

Albumi i fundit i Madonnës ishte “Zemër rebele” në 2015. Ajo nuk ka dhënë detaje të tjera për albumin e ri, por ndoshta do të tregojë më shumë kur të performojë në Eurovizion, në Tel Aviv, muajin e ardhshëm.

/TCH/