Me siguri nëse ju themi “Agent 007”, ju vjen nëpërmend aktorja bukuroshe Jane Seymour, e cila ka luajtur rolin e “Bond Girl”.

Në 15 shkurt ajo mbushi 67 vjeçe dhe mesa duket ka vendosur ta festojë ditëlindjen me një intervistë dhe një set fotografish për revistën Playboy.
Ajo ka postuar disa nga fotot provokuese në Instagramin e saj dhe duhet ta pranojmë që duket shumë e bukur dhe në super-formë. Gjatë intervistës, Jane pranoi se ndihej shumë më sexy tani që është afër 70 viteve, në krahasim me moshën e saj të rinisë.
Aktorja gjithashtu rrëfeu edhe një episod, në të cilin ajo u sulmua seksualisht nga një regjisor në vitin 1972.

Advertisement

Dhe në fund po e mbyllim me statusin e moderatorit Edi Oga, i cili krah fotos së Jane, shkruan: Jane Seymour, 67 vjeç! Nëse je 20 vjeçe dhe nuk dukesh kështu, bëj durim, 47 vjet kalojnë shpejt!