Ndërron jetë reperi i njohur nga Covid, preket nga pneumonia gjatë shërimit nga virusi

Reperi i njohur anglez, TY, ka ndërruar jetë në moshën 47-vjeçare. TY u prek nga koronavirusi disa javë më parë. Edhe pse së fundmi ishte në proçes shërimi, reperi ndërroi jetë nga pneumonia e shkaktuar nga Covid.

GETTY Images

Mediat britanike raportuan në prill se 47-vjeçari i ishte nënshtruar një trajtimi intensiv, në mënyrë që medikamentet të përshpejtonin shërimin. Nuk vonoi shumë dhe reperi iu rikthye normalitetit, pasi u vërejtën shenja të dukshme përmirësimi.

Advertisement

Por, ditën e djeshme, stafi i tij deklaruan se TY ka ndërruar jetë. “Pneumonia ia përkeqësoi shëndetin dhe trupi i tij nuk mundi të luftonte më gjatë”, ka shkruar në rrjet Diane Ladlaw, një mikeshë e reperit.

TY dallonte për stilin e veçantë, frymëzuar nga hip-hopi amerikan. Ai u nominua për disa çmime gjatë karrierës së tij dhe u kthye shumë shpejtë në të preferuarin e Britanisë së Madhe. /News31.al

Burimi: BBC