Ndahet sërish

“Nuk ka më Fanny për Mario Balotellin”. Kështu e titullon gazeta britanike “The Sun” lajmin për ndarjen e futbollistit nga modelja 22-vjeçare. Anglia gjithmonë ka patur një “efekt negativ” për Super-Marion. Në kohën e Manchester City ai koleksiononte të dashurat e tij modele dhe zinte një pjesë dërrmuese në lajmet të showbiz-it. Sipas “The Sun”, fundjavën e kaluar ai i kishte thënë miqve se historia me Fanny-n kishte përfunduar dhe se ai kishte nisur një lidhje të re. Tabloidi thjesht ka konfirmuar zërat që qarkullojnë prej ditësh në Itali që mes sulmuesit të Liverpulit dhe të fejuarës së tij, Fanny Neguesha gjthçka ka përfundur. Mario duket se e ka harruar premtimin për martesë që i kishte bërë në muajin qershor modeles belge dhe tani duket se ka nisur një tjetër histori me një modele misterioze.

Advertisement