Transgresive dhe superseksi

Keira Knightley për INTERVIEW

Shkrepje fotosh transgresive dhe superseksi për Keira Knightley që është zhveshur për revistën “Interview”. Me flokë të lagura dhe topless aktorja e Hollywood-it ka pozuar përpara objektivit të fotografit Patrick Demarchelier. E veshur në të zeza, Keira ka bërë një prezantim “hot” para se t’i rikthehet kinemasë. Pas shumë roleve dramatike tashmë Knightley është gati për të qeshur. Ajo do të luajë në komedinë musical “Begin Again” përkrah Mark Ruffalos dhe liderit të Maroon 5, Adam Levine.

Të luante një zhanër tjetër ka qenë e vështirë duke patur parasysh që gjatë karrierës së saj ka interpretuar role dramatike. “Ishte hera e parë që më është dashur të improvizoj. Unë nuk kam kënduar kurrë më parë, vetëm poshtë dushit. Dhe isha e terrorizuar”,- ka thënë aktorja për “Vanity Fair”.

Advertisement