2013-a nis me plot të reja për Britney Spears. Ajo nuk do të jetë pjesë e jurisë së talent show-t X-Factor (USA) e nuk do të bëhet as bashkëshortja e Jason Trawick. Sipas versionit zyrtar ylli i popit nuk do të jetë më pjesë e jurisë sepse dëshiron të rifillojë me ritme të plota karrierën muzikore, por sipas zërave të tjerë arsyeja e vërtetë e daljes së Britney-t nga spektakli është performanca jo e mirë e saj dhe zhgënjimi i produksionit nga puna e bëra nga ajo, aspak në nivelet e pritshmërive. Veç kësaj, ka ardhur edhe konfirmimi zyrtar se këngëtarja dhe i fejuari i saj Jason Trawick janë ndarë përfundimisht. Çifti ka qenë i lidhur që prej 2009-ës dhe para disa muajsh kishin lajmëruar se do të shtynin martesën. Tani të dy kanë vendosur bashkarisht që t’i japin fund lidhjes por me qëllimin për të mbetur miq të mirë dhe të afërt. Në një deklaratë për shtyp Spears ka deklaruar: “Do t’a adhuroj Jason përgjithnjë dhe do të rrimë miq të mirë”. E njëjta gjë vlen dhe për Jason i cili ka siguruar se ky do të jetë një fillim i ri i tyre dhe se do të mbetet afër Britney-t dhe dy fëmijëve të saj, pasi është shumë i lidhur me ta. Paçka këtyre vështirësive Britney ka nënshkruar një kontratë 100 milion $ në vit me hotelet e grupit Cesar të Las Vegas-it. Ajo do të duhet të përformojë disa herë në javë. Epo pas një të keqeje vjen gjithnjë një e mirë, që në rastin e Britney-t është një e mirë me shumë zero ☺.