Destiny’s Child, ribashkim nuklear

Ashtu sikurse Beyoncè kish anonçuar Destiny’s Child u janë rikthyer skenave muzikore. “Jam shumë krenare për faktin se Destiny’s Child do të publikojnë muzikë të re pas 8 vitesh”,- ka shkruar artistja në faqen e saj zyrtare. Por mos u entuziazmoni së tepërmi. Vajzat për momentin kanë publikuar vetëm një singëll të ri me titull NUCLEAR, që do të jetë pjesë e përmbledhjes muzikore LOVE SONGS që do të publikohet më 29 Janar. Kjo këngë është prodhuar nga Pharrell Williams dhe bashkëshkruar me Michelle Williams.

 Beyonce Knowles, Michelle Williams dhe Kelly Rowland nuk kanë punuar së bashku që prej kohëve të albumit të pestë të grupit DESTINY FULFILLED (nëntor 2004). Që atëherë vajzat kanë pasur karriera solistike shumë të suksesshme. Jeni kuriozë të dëgjoni këngën e re NUCLEAR? Ja tek e keni. Pasi t’a dëgjoni mos harroni të komentoni nëse ju duket më e bukur kjo apo këngët e vjetra?

[youtube=http://youtu.be/JAyBW22kI1o&showinfo=0&rel=0]

Advertisement