Ish- kryeministri kosovar, Bajram Rexhepi ka ndërruar jetë pas një sëmundje për të cilën ishte duke u trajtuar në Stamboll të Turqisë. Burime të KosovaPress-it brenda spitalit konfirmuan se Rexhepi ka ndërruar jetë sot rreth orës 09:45 minuta. Bajram Rexhepi ndodhej në koma prej disa muajsh, dhe për shkak të gjendjes së rëndë, nga Qendra Klinike Universitare e Kosovës ishte transferuar për në Turqi.