Aktori i Hollivudit Samuel L. Jackson dhe ish-ylli i NBA, Magic Johnson, nxitën kritika të papritura, pas blerjeve në qytetin turistik italian të Forte dei Marmi.

Jackson dhe Johnson ishin me pushime në qytetin bregdetar, kur banorët vendas i vërejtën ata të ulur në një stol, pasi kishin mbaruar me blerjet, të rrethuar nga çanta të markave më luksoze, përfshirë Louis Vuitton dhe Prada.

Advertisement

Ndërsa njerëzit filluan të fotografonin dhe t’i shpërndanin fotot në mediat sociale, disa italianë filluan të shpërthejnë nga zemërimi.

Shumë përdorues italianë të mediave sociale u zemëruan me foton e dy “emigrantëve” të zinj, duke besuar se ata përfitonin nga paratë italiane, për të blerë nëpër dyqane të shtrenjta. Në postimet e tyre, përdoruesit e zemëruar filluan të përmendin 35 eurot e paguara nga tatimpaguesit italianë për strehimin e refugjatëve në kuotat e BE-së

Modelja italiane Nina Moriç, e cila është me origjinë kroate, gjithashtu u bashkua me radhët e individëve të zemëruar nga fotografia e yjeve amerikanë. Ajo tha se vetëm duke parë se si ‘emigrantët’ po keqpërdorin “35 eurot tona” ishte “e tepërt”.

Samuel L. Jackson është një producent dhe aktor shumë i njohur amerikan, i cili është shfaqur në mbi 100 filma.

Shoqëruesi i tij, Earvin “Magic” Johnson Jr ka fituar shpërblimin për lojtarin më të vlefshëm në NBA dhe katër kampionate me Lakers gjatë viteve ‘80.

Arritjet individuale të karrierës së Johnson përfshijnë tre çmime NBA MVP, nëntë ndeshje në finale të NBA dhe dymbëdhjetë lojra All-Star.