Bota e modës humbi sot një legjendë…
Ikona franceze e modës, Hubert de Givenchy ka ndërruar jetë në moshën 91-vjeçare. Një prej dizenjuesve të modës më aristokrat, njihej si mjeshtri i veshjeve të paharrueshme të Audrey Hepburn në filmin “Breakfast at Tiffany’s” dhe “Funny Face” , apo atyre të Jacqueline Kennedy.
Me sjelljen e përkryer dhe disiplinën e shkollës së vjetër, Givenchy kishte një prani mbresëlënëse dhe të shquar që ngjyrosi industrinë e modës për më shumë se 50 vite.
Një koleksonues veprash arti me një sy të pagabueshëm për përsosmërinë, si dhe dekorimin e brendshëm të shtëpive, ai lë pas një shtëpi të modës që përcaktoi nocionet e elegancës.
Partneri i tij, Philippe Venet, një ish-dizenjator “haute couture”, konfirmoi vdekjen për agjencinë e lajmeve “AFP”. “Me hidhërim të thellë iu njoftojmë se Hubert Taffin de Givenchy ka ndërruar jetë”, shkruan ai në deklaratën e shtëpisë së modës “Givenchy”.