Djali i vetëm i shkrimtares Flutura Açka është ndarë nga jeta në moshën 18-vjeçare prej një sëmundje të rëndë.
Lajmi është bërë i ditur nga vetë shkrimtarja në një postim në Facebook. Ceremonia mortore për djalin e Flutura Açkës do të mbahet në Utrecht të Holandës, ku shkrimtarja shqiptare jeton prej disa vitesh.
Postimi në rrjetet sociale i shkrimtares Flutura Açka:
Miqtë e mi,
Mbrëmë, në një orë të vonë të natës, u nda nga jeta Biri im i vetëm, Jerin van den Brink, në të tetëmbëdhjetat e tij, prej një sëmundjeje shumë të rrallë, nga e cila vuajti kohët e fundit. Nuk është e lehtë për një nënë ta lyejë bojën me të zezë për të tillë lajm, as ta pranojë humbjen e qenies më të dashur që pata, dhe kam, mbi këtë dhé. Me drojën se nuk do të mësohem kurrë me mungesën e tij, uroj të dëgjoj vetëm lajme të mira prej jush. Sipas dëshirës së Jerinit, ceremonia e lamtumirës do të mbahet me një rreth të ngushtë familjar e shoqëror në Utrecht të Holandës, ku im Bir jetonte prej disa vitesh, pas një fëmijërie të gjatë në Shqipëri. Për miqtë e mi në Shqipëri, do të jem në Atdhe përgjatë muajit Qershor.