Ndahen përfundimisht!

Çifti që ka pasur një lidhje me ndarje e ribashkime që në 2007‐ën, duket sikur janë rritur veçmas muajt e fundit dhe kanë vendosur që t’i japin fund historisë së tyre të dashurisë në vend të një shansi tjetër. “Justin mendonte vërtetë se kishte gjetur partneren e jetës dhe Jessica po ashtu, por lidhja nuk i çonte asgjëkundi. Kanë punuar që të dy shumë dhe do vazhdojnë të mbeten miq, pasi nuk ka më romancë. Meqë nuk do të martohen apo kenë fëmijë së bashku, kjo është mënyra më e mirë për t’i dhënë fund lidhjes”,‐ ka thënë një burim për Sunday Mirror. Kjo ndarje duket sikur vjen edhe pas punës së Justin në sheshxhirim me ish të dashurën Cameron Diaz. Të pranishmit kanë vërejtur një kimikë të jashtëzakonshme mes dy personazheve.

Advertisement