Me sa duket Drake dhe Rihanna i kanë dhënë fund lidhjes së tyre ndërsa Drake flitet se menjëherë ka nisur një lidhje të re.
Sipas E! Entertainment, dashuria e tyre nuk mjaftonte që të krijonin një lidhje të vecantë.
Burimet e afërta kanë thënë: “Rihanna dhe Drake për momentin shoqërohen dhe me persona të tjerë. Nuk janë më në një lidhje ekskluzive. Megjithatë ata e duan njëri tjetrin”.
Ndërsa sipas people.com ata nuk janë ndarë por janë në një marrëdhënie të hapur.
Për më tepër tashmë qarkullojnë thashetheme se Drake ka nisur një lidhje të re me yllin e Instagramit India Westbrooks të njohur si India Love.
Burimet kanë thënë se India udhëton me reperin dhe se nuk dihet se si ndihet Rihanna për këtë gjë.