Natë tmerri për Kim Kardashian! E lidhin për t’i grabitur bizhuteritë

Pesë meshkuj të maskuar si policë dhe të armatosur kanë grabitur apartamentin ku po qëndronte Kim Kardashian në Paris. Ata i kanë vjedhur 35-vjecares bizhuteri që shkojnë në vlerën e 16 milionë dollarëve, të cilat thuhet se kanë qënë personale dhe jo të marra vetëm për Javën e Modës në Paris. Mes sendeve të vjedhura është një kuti mbushur me bizhuteri me vlerë 6.7 milionë dollarë dhe një unazë me vlerë 4.5 milionë dollarë. Kim gjithashtu ka humbur dy prej telefonave të saj të cilat thuhet se kanë shumë informacione personale brenda. Grabitja ka ndodhur rreth orës 2.3 të mëngjesit të së hënës kur pesë burra të maskuar janë futur në godinë, kanë lidhur rojen dhe janë ngjitur në apartamentin ku po qëndronte Kim. Ata e kanë kërcënuar me armë, e kanë lidhur dhe më pas e kanë mbyllur në banjë. Sipas burimeve, Kim është tronditur por nuk paraqet asnjë dëmtim fizik. Bashkëshorti i saj, Kanye West, është njoftuar për incidentin gjatë kohës që ka qenë në koncert, duke u detyruar ta ndërpresë atë. Sipas burimeve, fëmijët e tyre, North dhe Saint, nuk kanë qenë aty në momentin e incidentit. Menjëherë pas ngjarjes Kim është nisur me xhetin e saj privat në drejtim të SH.B.A. Incidenti vjen vetëm pesë ditë pasi Kim kishte lavdëruar bodyguard-in e saj, Pascal Duvier, si më të mirin. Megjithatë Pascal është fotografuar po gjatë asaj mbrëmjeje me motrën tjetër, Kourtney, c’ka tregon se ai nuk ka qenë i pranishëm kur ka ndodhur grabitja.

Advertisement