Na vjen keq, por Kate nuk mund t’ju nënshkruajë një autograf: Ja pse

Nëse ëndrra juaj më e madhe është të keni varur në kornizë një autograf të Dukeshës së Cambridge, na vjen keq, por kemi lajme të këqija për ju. Asaj nuk i lejohet të nënshkruajë autografe. Në fakt, askujt nga familja mbretërore nuk i lejohet.
Foto? Bëj sa të duash. Do t’i dhurosh lule? Patjetër. Autograf? Kategorikisht jo. Dhe mos mendoni se do ndryshojë mendjen po t’i jepni një stilograf të shtrenjtë dhe letër të lëmuar.
Por pse ekziston një rregull kaq mesjetar? Në fakt është një masë mbrojtëse për të ndaluar falsifikimin emrit të saj. Është një ligj kundër mashtrimit dhe të gjithë pjesëtarët e familjes mbretërore duhet ta respektojnë.
Po ta mendosh, ka kuptim. Nëse firma e Kate Middleton bie në duart e gabuara, mund të firmosin me të dokumente të dyshimta, fatura për blerje të çuditshme apo qarkore ofenduese. Pyetja që duhet bërë këtu është: Nëse s’na firmos dot emrin, a mund të na firmosë gjëra të tjera?

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.