My Life

Këngëtarja e lançoi parfumin në një konferencë mode në Florida. Ajo ka rrëfyer se falë bashkëpunimit me markën amerikane CAROL’S DAUGHTER krijoi parfumin e quajtur MY LIFE. “Është mishërimi i një gruaje me besim në vetvete. Nuk thërret për vëmendje, është një parfum femëror, i fuqishëm dhe modest në të njëjtën kohë. Është jeta ime”,- ka thënë Mary J. Blige. Krijimi i këngëtares ka dashur punë për shumë muaj me radhë, pasi dëshironte që të nxirrte në treg diçka perfekte. “Të krijoja një parfum timin ishte me të vërtetë një eksperiencë shumë fuqizuese. Vendosja e emrit pas një produkti është gjithçka. Më mirë të vonohesha disi në nxjerrjen e parfumit sesa të nxirrja diçka që nuk ja vlente. Më intereson më tepër emri i mirë sesa paratë”,‐ ka thënë diva e R&B‐së. Parfumi MY LIFE është me aromë lulesh si gardenia, pjeshkë, jaseminë, zambak, do të kushtojë 46$ dhe do të shitet vetëm online në rrjetin Hsn.com. 1 $ nga çmimi i këtij parfumi do të shkojë në favor të organizatës për fuqizimin e femrave të krijuar nga vetë këngëtarja.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -