Magjia e B.o.B.

Është momenti të flasim për B.o.B. i cili pas suksesit me singëllin e parë NOTHING ON YOU dhe singëllit të dytë AIRPLANES duket se do të godasë sërish po aq fort. Në albumin e artistit ka një këngë që vërtetë të bën të fiksohesh. Titulli është MAGIC, është prodhuar nga superproducenti Dr. Luke dhe ka zëra të Rivers Cuomo nga Weezer. Është një këngë pop‐rap që krijon një gjendje fantastike kur e dëgjon. Do të ishte perfekte për këtë periudhë ditësh plot diell.

Advertisement