Rita Ora zbulon datat e turneut botëror

Rita Ora do mbajë turneun e saj muzikor ‘Phoenix’ për promovimin e albumit të saj. Këngëtarja me origjinë shqiptare ka zbuluar datat e turneut në Europë dhe vendet ku do të performojë. Turneu i saj muzikor do zgjasë rreth një muaj dhe do nisë në Oslo të Norvegjisë më 23 prill e do përfundojë në Glasgou më 29 maj. Rita do japë koncert edhe në Milano të Italisë më 30 prill.

album-296x300

“Mezi po pres”, shprehet këngëtarja.

Rita Ora ka arritur sukses të jashtëzakonshëm në tregun muzikor ndërkombëtar. Dhe ky turne pritet të jetë një tjetër arritje e madhe e saj.

/ATA/