Motrat Kardashian konkurojnë njëra – tjetrën

Motrat Kardashian janë tepër të famshme për veshjet e tyre ekstravagante.

Në 18-vjetorin e lindjes së motrës së vogël Kylie Jenner, Kim, Kendall, Kourtney, Kloe e madje dhe nëna e tyre Kris, të gjitha ishin kujdesur që të tërhiqnin sa më shumë vëmendje.

Advertisement

Funde të çara deri lart, dekolte e veshje trasparente, pjesëtaret e kësaj familje ishin siguruar që të gjithë sytë të drejtoheshin nga ato, gjatë kohës që futeshin në lokalin ku u organizua festa e ditëlindjes së Kylie.

Si gjithnjë, vëmendjen më të madhe e mori 34-vjeçarja, Kim Kardashian, e cila pavarësisht se shtatzënë, kishte veshur një dekolte shpërthyese e trasparente.