Dy trashgimtaret e Top Media-s, motrat Lori dhe Sara Hoxha, kanë qenë të ftuara në “Master Class Tirana” të make up artist-it të Kim Kardashian, Ariel.

Sigurisht që pjesë e eventit kanë qenë dhe shumë personazhe të tjerë publikë, të cilët ndoqën nga afër talentin e tij. Ndërkohë, motrat Hoxha mesa duket kanë mbetur shumë të kënaqura nga ftesa dhe eksperienca e veçantë në mbrëmje, ndaj nuk kanë kursyer një tufë me trëndafila të bardhë dhe një pusullë falenderimi për motrat bukuroshe Anxhelina dhe Agnesa Hadërgjonaj .

Advertisement

Kjo e fundit luajti rol kryesor në ardhjen e Arielit në Shqipëri, duke qenë se janë miq shumë të mire dhe ndajnë shtëpinë me njëri tjetrin. Nga ana tjetër, organizatori i “Master Class Tirana” ishte bashkëshorti i Agnesa Hadërgjonajt.

Po presim të shohim nëse motrat Hadërgjonaj kanë marrë ndonjë dhuratë tjetër apo vetëm këtë të trashgimtareve të Top Medias…