Pavarësisht se për rreth dy vite nuk u shfaq në skenë, Jessie J mbetet një këngëtare mjaft e dashur për publikun.

Këngëtarja britanike është rikthyer sërish në skenë më një album të ri, të cilin po e promovon në një turne në vende të ndryshyme. Nuk ka dyshime që turneu i saj do të jetë “shpërthyes” në çdo moment, pasi natyra e këngëtares nuk mund të lejojë të ndodh ndryshe. Por surpriza e këtij turneu është këngëtari shqipatar Staj, i cili do ta shoqërojë këngëtaren gjatë gjithë turneut të saj.

Advertisement

Stanaj ka publikuar një foto në Instastory ku tregon një pjesë të bisedës së tij me Jessie, e cila i thot se ai është një yll dhe normal që duhet ti jetë bërë shumë qejfi.
“Yoooo ti je një yll. Zëri yt është kaq çmendës. Jam shumë krenare që të kam në turneun tim!”, shkruan këngëtarja.

Duhet të kujtojmë që Jessie J në vitin 2014 vizitoi Tiranën dhe performoi në sheshin “Nënë Tereza” për festat e nëntorit.

Mesa duket këngëtares britanike nuk i ndahet zemra nga shqiptarët dhe ne në fakt na bëhet shumë qejfi!