Ditën e djeshme, nëpër media qarkulloi një post e ish-banores së Big Brother, Rike Roçi dhe shqiptares Irid Oxas, teksa bëjnë simbolin e shqiponjës në stadium. Kaq mjaftoi dhe posti u kthye në mollë sherri midis moderatores Eva Murati dhe vetë Rikes.
Trajneri i Liverpool- it, Jurgen Klopp postoi këtë foto në Facebook, ku shkruante: “Ja pse i mungon Shqipëria botërorit”.
Komentin e saj e ka dhënë edhe moderatorja sportive Eva Murati e cila shkruan me ironi: “Nuk di ta marr për kompliment apo…”.
Kjo nuk është pritur aspak mirë nga Rike e cila sot ka zgjedhur të reagojë me një postim: “T’i themi shoqes E.M (tani e zbulova kush është) që për kompliment duhet ta marrë foton time që ka publikuar në Story-n e saj. Unë për vete nëse shoh një femër të bukur dhe të mirë më bëhet qejfi”.