Deputeti Ervin Salianji ka deklaruar edhe një herë se në këtë interpelancë të kërkuar për çështjen “McGonigal” duan përballje me Edi Ramën dhe jo me të deleguarën e tij, Elisa Spiropalin.
“Ne e kemi frikë nga Spiropali, jo se ka argumente, por se është e vetmja që mund të dalë të mbrojë që gjë që nuk mbrohet dot, dhe këtu kalojmë në papërgjegjshmëri… Ma jep fjalën për procedurë”, u shpreh ai, ndërsa kryetarja e Kuvendit i fiku mikrofonin.
“Mos e përplas dorën se nuk u ka hije, ua dhashë fjalën dhe s’po i përmbaheni procedurës”, iu përgjigj Nikolla deputetit Salianjit.